INDEP promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat e efiçiencës së energjisë në Ditën e Punësimit dhe Edukimit të Gjelbër

Si pjesë e misionit për të promovuar parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po merr pjesë në ngjarjen ”Dita e punësimit dhe edukimit të gjelbër”, organizuar nga OJQ Go Green dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

LAJME

INDEP promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat e efiçiencës së energjisë në Ditën e Punësimit dhe Edukimit të Gjelbër 17/06/2016

Si pjesë e misionit për të promovuar parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po merr pjesë në ngjarjen ”Dita e punësimit dhe edukimit të gjelbër”, organizuar nga OJQ Go Green dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
INDEP është pjesë e rrjetit rajonal CONSUS për zhvillim të qëndrueshëm 11/05/2016

Në një ngjarje të veçantë të organizuar me datë 11 maj 2016, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për themelimin e këtij rrjeti. Ky mekanizëm do të bëjë bashkë institucione të arsimit të lartë, biznese dhe organizata të shoqërisë civile për të kërkuar mënyra inovative për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Instituti për Politika Zhvillimore mbështetë punëtorinë ”Realizimi i procedurave ligjore të prokurimit publik nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për gjashtëmbëdhjetë agjencitë e pavarura të Kuvendit të Kosovës, me më pak se pesëdhjetë punonjës”. 28/04/2016

Sot, me datë 28 prill 2016, Instituti INDEP mbështeti punëtorinë e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse me Agjenci të Pavarura e Kuvendit të Kosovës dhe agjencitë e pavarura në lidhje me ndryshimet që sjellë Ligji nr. 05/l-092 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/l-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin nr. 04/l-237 dhe me Ligjin nr. 05/l-068.
INDEP dhe KOSID: Zhvillimet në fushën e ndryshimeve klimatike duhet të jenë prioritet paralel me zhvillimin ekonomik në Kosovë 22/04/2016

Sot, me datë 22 prill, në Ditën e Tokës, Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) në bashkëpunim më Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan tryezën “Kosova, ndryshimet klimatike, dhe objektivat e Konferencës së Parisit COP 21”.
INDEP shpërndan çertifikata për 48 biznese model për investimet e bëra në fushën e efiçiencës së energjisë 13/04/2016

Instituti INDEP sot organizoi një ceremoni me qëllim të ndarjes së çertifikatave për bizneset të cilat ishin përfituese të skemës së granteve ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’. Nga kjo skemë e granteve kanë përfituar 48 biznese nga 5 komuna, respektivisht Komuna e Prishtinës, e Fushë Kosovës, e Obiliqit, e Podujevës dhe e Lipjanit. Shuma totale e skemës së granteve e destinuar për këto biznese ishte 99,912.00 EUR.
Taksat e dedikuara duhet të alokohen për qëllimin për të cilin mblidhen, jo për të rritur shpenzimet tjera të Qeverisë 12/04/2016

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan sot konferencën për media me ç’rast u prezantua analiza e politikave ”Taksat e dedikuara në Kosovë - çka po marrim në këmbim të pagesës”. Ky punim është rezultat i përpjekjeve të Institutit INDEP për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen demokratike në vend përmes sigurimit të transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike.
Mbikëqyrja e mangët dhe mungesa e pavarësisë dhe funksionalitetit po dëmtojnë seriozisht misionin e agjencive të pavarura në Kosovë 30/03/2016

Në tryezën “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura, sfidat dhe rruga përpara” e organizuar sot nga Instituti për Politika Zhvillimore, deputet të Kuvendit, përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u pajtuan që rregullimi aktual i funksionimit të agjencive të pavarura nuk siguron funksionalitet, llogaridhënie dhe pavarësi. Në këtë tryezë, Instituti INDEP prezantoi analizën: “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura: mundësitë për fuzionim, rritje të mbikëqyrjes dhe balancim të pavarësisë dhe llogaridhënies”.
Efiçienca e energjisë kursen paratë, rritë punësimin dhe mbron ambientin! 08/03/2016

Instituti për Politika Zhvillimore organizoi konferencën e titulluar ”Efiçienca e Energjisë për Zhvillim”. Konferenca shënon fundin e Javës së Efiçiencës së Energjisë që është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje e sektorit publik dhe privat në implementimin e masave të efiçiencës së energjisë”. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, bizneseve, shoqërisë civile dhe akter të tjerë të interesuar.
INDEP në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan aktivitete për shënimin e 5 marsit, ‘Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë’ 05/03/2016

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Shkollën e Gjelbër dhe Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, organizuan sot disa aktivitete për shënimin e 5 marsit, ‘Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë’, në sheshin Zahir Pajaziti, Sheshin Skënderbe dhe Sheshin Medlin Olbrajt - Newborn.
Qeveria e ka rrugën e hapur për të depolitizuar bordet e ndërmarrjeve publike 24/02/2016

Pas muajsh të përpjekjeve të Institutit INDEP, Institutit GAP dhe GLPS-së, dje Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) bëri publike opinionin ligjor të saj dërguar Zyrës së Kryeministrit me të cilin konstatohen shkeljet ligjore të bëra me rastin e zgjedhjes së drejtorëve në bordet e ndërmarrjeve publike. INDEP, GAP dhe GLPS, përmes një serie reagimesh kishin denoncuar publikisht politizimin masiv të bordeve dhe kishin raportuar zyrtarisht rastin në AKK.

PUBLIKIMET E FUNDIT

NË MEDIA


DOKUMENTE

PROJEKTET SPECIALE

INDEP është pjesëmarrës në Partneriteti për Paqe - Konsorcium i Akademive të Mbrojtjes dhe Instituteve për Studime të Sigurisë.

ABONOHU PËR NEWSLETTER

Dy herë në vit, INDEP dërgon newsletter me informatat e fundit rreth institutit dhe punës së tij.
 

All content copyright © 2011 INDEP, All rights reserved.
Rruga Fehmi Agani no.50, A/4, Prishtinë, Kosovë, 10000 | map | +381 38 224 886 | office@indep.info