Network

INDEP Spinoffs

INDEP Spinoffs janë platforma dhe produkte të ndryshme të realizuara dhe të menaxhuara nga ne ndër vite. Secila nga këto platforma/ produkte janë realizuar dhë zhvilluar si pjesë e projekteve të shumta në kuadër të fushëveprimit të INDEP. Për më shumë informacion rreth tyre, ju mund të klikoni në platformën/produktin përkatës dhe të informoheni më gjerësisht.

CORRWATCH

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë ka filluar zbatimin e projektit tre-vjeçar të titulluar: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”. Ky projekt do të fokusohet në pesë komponente të cilat përfshijnë procese të ndryshme të monitorimit:

Rekrutimi në administratën publike;
Prokurimi publik dhe menaxhimi i kontratave;
Shpërndarja e granteve dhe subvencioneve;
Dhënia e lejeve, licencave dhe tarifave;
Performanca dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike.
Projekti ka qëllim kryesor që të ofrojë ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike për t’i eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore që mund të hasen, në mënyrë që të njëjtat t’i përmirësojnë ato dhe të vendosin praktika të mira

Mbrojtësit e Konsumatorëve

Eshtë krijuar me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për të drejtat e konsumatorit, raportimit të rasteve të shkeljeve dhe rritjen e përgjegjësisë së bizneseve dhe institucioneve për sigurinë dhe kualitetin e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë.

Platforma synon të ndërtoj një komunitet të konsumatorëve vigjilent dhe një platformë të informimit, shkëmbimit të përvojave dhe inicimit të ankesave. Ajo është ndërtuar nga një ekipë profesionale dhe e përkushtuar për të avancuar të drejtat e konsumatorëve në Kosovë.

Të gjithë që pelqejnë faqen, janë të lirë dhe të inkurajuar të publikojnë raste apo pervoja të shkeljes së të drejtave të konsumatorëve. Postimet nga ana e administratorit do të ndahen në 3 lloje kryesore: Edukative, Vetëdijësuese dhe Raportuese. Në platformë do të gjeni informata mbi të drejtat tua si konsumator, mbi institucionet përgjegjëse dhe do të dëgjoni e lexoni përvoja të të tjerëve në realizimin e të drejtave të tyre si konsumator. Përfundimisht, qëllimi i kësaj faqeje do të jetë rritja e vetëdijësimit të konsumatoreve mbi të drejtat e tyre dhe përmirësimi i kualitetit dhe sigurisë së produkteve dhe shërbimeve në Kosovë.

Baromentri i Rimëkëmbjes

Për transparencë dhe llogaridhënie” ka për qëllim të ndikojë në ngritjen e nivelit të zbatimit të masave të parapara, rritjes së llogaridhënies së institucioneve si dhe rritjes së transparencës dhe informimit të publikut në mënyrë që të shtohet presioni nga poshtë – lart për implementimin e plotë të Ligjit të miratuar që ka për qëllim Rimëkëmbjen Ekonomike. Poashtu, ky projekt synon që të kontribuojë në rritjen e impaktit të Pakos së Rimëkëmbjes në rivitalizimin e ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies sociale përmes rritjes së informimit të qytetarëve, rritjes së qytetarisë aktive dhe gjithëpërfshirjes në procesin e zbatimit të saj.

Investometri

INVESTOMETRI ofron një hapësirë të informimit për qytetarët të cilët duan të informohen më shumë rreth investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit. Platforma www.investometri.com synon që jo vetëm të informojë qytetarët për investimet kapitale në komunë por edhe t’u ofrojë mundësinë atyre që të përcjellin ecurinë e realizimit të punëve. Kjo platformë plotëson kushtin e parë për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në vendimmarrje e që është informimi. Gjithashtu, INVESTOMETRI ndikon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënjes për investime kapitale dhe qeverisjes së mirë duke iu mundësuar qytetarëve të këtyre katër komunave të jenë monitories të zbatimit të projekteve kapitale në lagjet apo fshatrat e juaja. INVESTOMETRI është platforma që kontribuon në nivelin e komunikimit qytetarë-komunë dhe synon të bëjë qytetarët pjesë të vendimmarrjes.

New perspektiva

Hapësira e parë elektronike e cila ka për qëllim sqarimin dhe diskutimin e Marrëveshjes së Normalizimit Kosovë – Serbi. Përmes New Perspektiva ofrohet informacion në lidhje me marrëveshjet dhe proceset e normalizimit të ndihmuara nga Bashkimi Evropian. New Perspektiva ofron një bazë objektive për të mundësuar diskutime më përmbajtësore dhe çfarë nënkupton kjo për jetën e individëve. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë që zëri i tyre të dëgjohet, që të pyesin për atë që nuk e kuptojnë, për ato që media nuk ua thotë. Prandaj qëllimi është që të ofrohet një hapësirë për të gjeneruar debat dhe këshilla për të fituar një pikëpamje sa më objektive mbi impaktin e marrëveshjeve të arrira në jetën e qytetarëve.

Rrjetet

SE3T.net është një rrjet rajonal i think tankëve të pavarur që trajtojnë tranzicionin e energjisë dhe fokusohet kryesisht në Evropën Juglindore.

Qëllimi i WEBER është të rrisë rëndësinë, pjesëmarrjen dhe kapacitetin e OSHC-ve dhe mediave në BB për të avokuar dhe ndikuar në zbatimin e reformës së administratës publike.

KOSID është Konsorciumi i OJQ-ve të Kosovës që fokusohen në promovimin dhe mundësimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në vend.