Bordi i INDEP

Korrik 9, 2016

Jill Adler, JD.
Board Member/Chair

Zonja Adler është drejtoreshë e EWPPP, një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse me seli në Amsterdam. EWPPP ka zhvilluar dhe implementuar programet për ngritjen e kapaciteteve për parlamentet dhe organizatat e shoqërisë civile në demokracitë e reja apo në zhvillim përgjatë Europes Lindore/Juglindore përkatësisht Eurazisë që prej themelimit në vitin 1990. Ajo është ndihmës profesoreshë në Universitetin Webster në Leiden dhe punon në disa borde, përfshirë programin Holandezo-Amerikan. Zonja Adler është fituese e medaljes Shqiptare për mirënjohje dhe vlerësim nga Presidenti I Shqipërisë si dhe medaljes së nderit nga Hungaria. Zonja Adler e ka pranuar JD-certifikatën nga Universiteti Georgetown që konsiderohet grada e pare në jurisprudence si dhe një Bachelor nga Universiteti Rutgers.


Vjosa Musliu
Board Member

Vjosa Musliu është e doktoruar në Shkenca Politike dhe e specializuar në studime europiane përkatësisht lëvizjeve pas strukturaliste të Jacques Derrida’s. Ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Ghentit në Belgjikë. Ajo e morri masterin në Politika dhe Qeverisje Europiane në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë, derisa përfundoi Bachelorin në “Marrëdhënie ndëkombëtare dhe Shkenca Politike” në Universitetin e New Yorkit në Tiranë. Aktualisht, Musliu është asistente në fakultetin e Shkencave Politike në Bruksel. Ana akademike e saj përfshinë publikimiet në “Revisten Britanike për politikë dhe marrëdhenie ndërkombëtare”, “Shqyrtimet Europiane të cështjeve të jashtme”. Para se të fillonte karrierën akademike, Musliu ka punuar në sektorin e gazetarisë në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa tani shkruan kolumna të rregullta në portalin Shqiptar “Dialogplus”.


Drako Fras
Board Member

Z. Darko Fras është kryetar i Sveta Trojica v Slovenskih Goricah në Slloveni dhe anëtar i bordit të Asociacionit Slloven të Qyteteve dhe Komunave. Z. Darko Fras ka diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Mariborit në 1998. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në Institutin për Vetëqeverisje Lokale dhe Prokurorim Publik në Maribor si Këshilltar në organizimin dhe veprimin e autoriteteve komunale. Ai ishte kryetar i Administratës Komunale për gjashtë vite deri më 2006, kur u zgjodh kryetar i Komunës së Sveta Trojica v Slovenskig Goricah. Ai ishte edhe anëtar aktiv i bordit të Asociacionit Slloven të Qyteteve dhe Komunave. Darko Fras ishte anëtar i Këshillit Nacional të Republikës së Sllovenisë dhe President i Komisionit për Vetëqeverisje dhe Zhvillim Rajonal prej vitit 2002 deri në vitin 2012. Gjatë praktikës së tij ai ka qenë i përfshirë në disa projekte internacionale si East West Parliamentary Practice Project si ortak i përhershëm. Ai po ashtu ka kontribuar në bashkëpunimin me vendet dhe parlamentin e Rusisë, Armenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. (www.ewppp.org). Z. Fras është anëtar i Fondacionit të Liderëve Legjislativë të Shtetit – Akademia e Lidershipit Transatlantik, po ashtu anëtar dhe ortak i përhershëm i Unionit Transantlantik të Politikanëve dhe Ekonomistëve.  (www.sllf.org). Ai është gjithashtu shumë aktiv në të gjitha diskutimet profesionale dhe politike në zhvillimin rajonal dhe vetëqeverisjen lokale. Gjatë karrierës së tij profesionale, Z. Fras ka fituar eksperienca internacionale dhe njohuri mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal në Austri, Gjermani (Bavari), Suedi, Zvicërr, Spanjë dhe Francë, dhe ekspertizë në funksionimin e Parlamentit në vendet e ish-Jogusllavisë, Rusisë dhe Armenisë.

___________________________________________________

Nevila Xhindi
Board Member

Dr. Xhindi ka marrë pjesë në mënyrë active në jetën publike në Shqipëri përmes ligjërimit, hulumtimeve dhe publikimeve në sferën akademike si dhe zhvillimin e projekteve në fusha të ndryshme sociale. Dr. Xhindi mban gradën e doktoraturës në fushën e gjeografisë njerëzore nga Universiteti  i Tiranës dhe ka përfunduar në mënyrë të suksesshme një doktoraturë të dytë në Planifikim dhe Zhvillim Rajonal në Universitetin e Postdamit, Gjermani. Dr Xhindi u shpërblye me bursën Fulbright që të ndjek studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në programin: Politikat e arsimit dhe studimet krahasuese. Dr Xhindi është anëtare e organizatës European Cooperation in Science and Technology (COST) si dhe Ekspertëve Evropian për procesin e Bolonjës. Aktualisht, znj.


Gjergj Anton Filipaj
Board Member

Gjergj Anton Filipaj ka një eksperiencë 17 vjecare si reporter aktiv, komunikator, analist dhe professor në Kosovë dhe Shqipëri. Filipaj aktualisht është redakator në RTK3(pjesë e television public-RTK) që nga viti 2014. Ka punuar si redactor në gazetën Zëri(2011). Gjergji është  një nga themeluesit e Gazetës Express(2004-2006) ku ai ishte redactor në sektorin e lajmeve vendore. Ai gjithashtu ka punuar si reporter në gazetën Koha Ditore  ku ka mbuluar krysisht sektorin e arsimit (2001 – 2004). Deri më tani ai ka shkruar 10 storie të shkurtëra,: dy nga të cilat (Pesë Letra dhe Jeta Luksoze) janë publikuar në Haemus Plus – një reviztë letrare që publikohet në Bukuresht – Rumani. Në vitin 2007, ai diplomoi në Departamentin e Gazetarisë Televizive dhe të Radios në Institutin Kosovar të Gazetarisë dhe Komunikimit (2005-2007). Ai diplomoi në Universitetin e Tiranës – Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë – Departamentin e Gazetarisë (1996 – 2000). Filipaj ka lindur në Tivar – Mal të Zi dhe jeton në Prishtinë që nga viti 2001.