INDEP dhe NGO Lens organizuan Panairin e OJQ-ve në Prishtinë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe NGO Lens me përkrahje të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës Holandeze, sot organizuan Panairin e OJQ-ve në Prishtinë. Në panairin që u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti, mbi 20 OJQ lokale prezentuan punën e tyre. Ky panair paraqiti një mundësi të mirë që organizatat që të prezantojnë punën e sektorit joqeveritar, duke shfrytëzuar mundësinë e takimit dhe bashkëbisedimit me qytetarë.

Panairi i OJQ-ve në Prishtinë është panairi i 7-të dhe përmbyllës, i cili organizohet si pjesë e ciklit të panaireve tashmë të mbajtura në Komunën e Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajit dhe në Komunën e Gjakovës.

Ky panair u organizua në kuadër të projektit “Kosovo Basic eParticipation Platform” KBeP, i cili ka për qëllim zbatimin e strategjisë për dialog në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë dhe më të strukturuar të shoqërisë civile në vendimmarrje dhe politik-bërje përmes rritjes së kapaciteteve të organizatave lokale.