INDEP në bashkëpunim me komunën e Drenasit mbajti sot takim me qytetarët e kësaj komune, ku u diskutua për platformën e Institutit, INVESTOMETRI dhe investimet kapitale në këtë komunë.

Në praninë e shumë qytetarëve, përfshirë kryetarët e fshatrave të Drenasit, drejtoritë e drejtorive komunale, këshilltarët komunalë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale, ky diskutim u drejtua nga kryetari i kësaj komunë, z. Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e INDEP.

Z. Lladrovci e përshëndeti dhe mirëpriti platformën INVESTOMETRI, përmes së cilës sigurohet përfshirja e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendimmarrëse sa i përket investimeve kapitale. Platforma u mirëprit edhe nga të pranishmit e tjerë në diskutim. INVESTOMETRI u vlerësua si një mekanizëm shtesë në mbikëqyrjen e investimeve kapitale, që do t’i shërbejë komunës në njërën anë dhe operatorëve në anën tjetër.

Përndryshe, takimi i sotëm me qytetarët në Drenas nisë ciklin e takimeve të këtij lloji si pjesë e komunave në të cilat platforma INVESTOMETRI është lansuar. Takimet e radhës do të mbahen në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.