INDEP merr pjesë në panairin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i mbikëqyrjes Parlamentare’ në të cilën punon ngushtë me Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri është duke marrë pjesë në Panairin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Panairi organizohet nga Kuvendi i Kosovës. Në panair po marrin pjesë organizata të ndryshme të shoqërisë civile të cilat janë duke prezantuar punimet dhe aktivitetet e tyre për vizitorët e këtij panairi. Interesimi i qytetareve për këtë panair është i lartë dhe në mesin e vizitorëve ishte edhe kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli.