INDEP mori pjesë në Panairin për Ditën e Demokracisë

Në këtë panair, i prezantuam analizat dhe punimet e tjera, duke pasur mundësi edhe të kemi kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët që e vizituan këtë panair. Po ashtu, ky panair përbën pikëtakimin e organizatave të shumta joqeveritare që mund t’i shkëmbejnë përvojat mes vete drejt rrugës së përbashkët.

Ky panair u organizua nga Kuvendi i Kosovës / Forumi për Transparencë Parlamentare në bashkëpunim me partnerët e saj për ta shënuar Diten Nderkombëtare te Demokracise me 15 shtator 2017.

Motoja globale e Ditës së Demokracisë, këtë vit, përqendrohet në nevojën kritike për të forcuar institucionet demokratike, për të promovuar paqe dhe stabilitet, një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse me respekt për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.