INDEP në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan aktivitete për shënimin e 5 marsit, ‘Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë’

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Shkollën e Gjelbër dhe Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, organizuan sot disa aktivitete për shënimin e 5 marsit, ‘Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë’, në sheshin Zahir Pajaziti, Sheshin Skënderbe dhe Sheshin Medlin Olbrajt – Newborn.

Me këtë rast qytetarët patën mundësinë të njoftohen më shumë rreth efiçencës së energjisë, përmes ‘Eco-Trailer’ dhe demonstrimeve të nxënësave të Shkollës se Gjelbër. Po ashtu, janë shpërndarë broshura me informata për EE si dhe poça efiçient ekonomik për qytetarët e interesuar.

Në të njëjtën kohë, aktivitete të ngjashme janë realizuar edhe në 4 komuna të tjera: Komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Podujevës.

Ky aktivitet shënon njëherit përmbylljen e Javës së efiçiencës së energjisë.

INDEP e realizoi këtë aktivitet në kuadër të projektit “Efiçienca e energjisë për zhvillim: Përkrahja e sektorit publik dhe privat në ngritjen e kapaciteteve dhe implementim të masave të Efiçiencës së Energjisë,” mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.