INDEP promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat e efiçiencës së energjisë në Ditën e Punësimit dhe Edukimit të Gjelbër

Si pjesë e misionit për të promovuar parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po merr pjesë në ngjarjen ”Dita e punësimit dhe edukimit të gjelbër”, organizuar nga OJQ Go Green dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Krahas organizatave dhe bizneseve tjera të orientuara në promovimin dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po kontribuon në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm.

Këndi i INDEP përbëhet nga punime, materiale audio-vizuele dhe raporte që përshkruajnë aktivitetet e promovimit të efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Panairi i sotëm i ofroi INDEP-it mundësinë që përvojën, suksesin dhe mësimet e nxjerra nga puna e vet të i ndajë me organizatat, bizneset dhe qytetarët e tjerë të interesuar. INDEP mbetet i përkushtuar për të promovuar parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm si e vetmja alternativë për gjeneratat e tashme dhe të ardhme.