INVESTOMETRI e zgjeron rrjetin edhe në 4 komuna

Në vitin e dytë të implementimit të projektit: ”Investometri – më shumë transparencë dhe llogaridhënie ndaj shpenzimeve publike për investime kapitale në nivelin lokal”, kemi përfshirë edhe komunat Gjilan, Kamenicë, Graçanicë dhe Novobërdë. Tashmë, qytetarët e 8 komunave mund të informohen përmes platformës INVESTOMETRI për mbarëvajtjen e investimeve kapitale në komunën e tyre. Të dhënat në këtë platformë përditësohen në baza ditore.

Në këtë raportim lokal të komunës së Gjilanit, Amir Kozmaqi nga Instituti ynë, shpjegoi rëndësinë dhe qëllimet e projektit dhe platformës www.investometri.com. Projekti mbështetet nga National Endowement for Democracy dhe është pjesë e programit të INDEP për Qeverisje Demokratike.