Mbahen konsultimet nacionale për strategjitë dhe politikat e Edukimit mbi Median dhe Informacionin në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe me mbështetje të UNESCO-s dhe BE-së, e mbajti sot konferencën: Konsultimet nacionale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Kosovë.

Këto konsultime mundësuan një debat gjithëpërfshirës për Edukimin mbi Mediat dhe Informacionin (EMI) dhe synojnë ta inicojnë procesin e hartimit të një kornize strategjike për integrimin e konceptit të EMI në sistemin arsimor formal, informal dhe jo formal. Konsultimet Nacionale i mblodhën hisedarët prej sektorit qeveritar dhe jo qeveritar në fushën e EMI, në përpjekje për të gjetur mënyra inovative, kreative dhe të qëndrueshme për t’i ofruar shoqërisë EMI.

I pranishëm në hapjen e konferencës ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i cili e përgëzoi INDEP-in për iniciativën në këtë fushë. Ai tha se për shumë vite është diskutuar futja e edukimit media dhe se në një farë mënyrë ajo tashmë është futur ne sistemin arsimor pavarësisht se ndoshta nuk është futur në hapësirën e duhur. Është bërë një hap pozitiv në futjen edukimit medial në tekste dhe kurrikula. Po ashtu, Z. Bytyqi, e vlerësoi edukimin medial si tejet të rëndësishëm për të rinjtë duke sugjeruar futjen e kësaj lënde si zgjedhore në të gjitha shkollat.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë/ZKM, tha se prioritet për Qeverinë është thellimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi në aspektin e edukimit. Z. Hajredini më tutje bëri të ditur se si zyre kanë një strategji përmes së cilës veprojnë e që sipas tij, me të gjeturat e konferencës së INDEP do të ndikojnë edhe edukimin për media.

Në këtë konferencë, u prezantua po ashtu edhe punimi hulumtues para-final i INDEP për politikat dhe strategjitë për Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Kosovë. Krenar Gashi, autor i këtij punimi, tha se me mbledhjen e hisedarëve në këtë konferencë dhe konsultime, përfshirë edhe institucionet qeverisëse, është arritur qëllimi i parë i projektit.

Konsultimet nacionale u zhvilluan 3 (tri) sesioneve:

  • Sesioni i konsultimeve I:Roli i mediave, trupave (vetë) rregullues, ndërmjetësuesve të informacionit dhe grupeve të medieve qytetare në zhvillimin e Edukimit mbi Median dhe Informacionin (EMI)
  • Sesioni i konsultimeve II:Edukimi mbi median dhe informacionin (EMI) si strategji edukative për zhvillimin e të menduarit kritik
  • Sesioni i konsultimeve III:Roli i shoqërisë civile dhe grupeve të medieve qytetare në Edukimin mbi median dhe informacionin (EMI)

Sesionet u moderuan nga ekspertë të fushës së medias përfshirë Naile Krasniqin nga Komisioni i Pavarur i Mediave; Imer Mushkolaj nga Këshilli i Shkruar i Mediave; Lindita Tahiri, ligjëruese e EMI në UP, Arbër Geci, zëvendësministër në MASHT dhe Dane Koruga nga OSBE dhe Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë/ZKM.

Rezultati i diskutimeve do të integrohet në punimin final mbi EMI në Kosovë, i cili do të ofrojë rekomandime specifike në përmirësimin dhe zhvillimin e EMI.