Për ne

Qershor 22, 2016

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është institut kërkimor dhe qendër e avokimit që ofron zgjidhje strategjike për politika publike, bazuar në hulumtime të pavarura.

Themeluar më 2011 si një shoqatë e analistëve të politikave, hulumtuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, INDEP fokusohet në politikat zhvillimore, duke ofruar një vizion përmbajtësor për integrimet Euro-Atlantike. Në Kosovë, ku edhe vepron, INDEP ka në fokus të veçantë forcimin e qeverisjes demokratike dhe luan rolin e mbikëqyrësit të politikave publike.

Parimet:

Puna e Institutit për Politika Zhvillimore zhvilliohet në bazë të parimeve themelore të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Instituti promovon qytetari aktive dhe pjesëmarrje në qeverisje, si dhe kontroll dhe balancim ndërmjet institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Vizioni

Një shoqëri demokratike, e aftë dhe e gatshme të drejtojë një shtet funksional, të integruar në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Misioni:

Forcimi dhe drejtimi i një zhvillimi të qëndrueshëm socio-politik dhe ekonomik, të bazuar në parimet e demokracisë dhe vlerave demokratike.