Investometri

INVESTOMETRI ofron një hapësirë të informimit për qytetarët të cilët duan të informohen më shumë rreth investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit. Platforma www.investometri.com synon që jo vetëm të informojë qytetarët për investimet kapitale në komunë por edhe t’u ofrojë mundësinë atyre që të përcjellin ecurinë e realizimit të punëve. Kjo platformë plotëson kushtin e parë për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në vendimmarrje e që është informimi. Gjithashtu, INVESTOMETRI ndikon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënjes për investime kapitale dhe qeverisjes së mirë duke iu mundësuar qytetarëve të këtyre katër komunave të jenë monitories të zbatimit të projekteve kapitale në lagjet apo fshatrat e juaja. INVESTOMETRI është platforma që kontribuon në nivelin e komunikimit qytetarë-komunë dhe synon të bëjë qytetarët pjesë të vendimmarrjes.

New perspektiva

Hapësira e parë elektronike e cila ka për qëllim sqarimin dhe diskutimin e Marrëveshjes së Normalizimit Kosovë – Serbi. Përmes New Perspektiva ofrohet informacion në lidhje me marrëveshjet dhe proceset e normalizimit të ndihmuara nga Bashkimi Evropian. New Perspektiva ofron një bazë objektive për të mundësuar diskutime më përmbajtësore dhe çfarë nënkupton kjo për jetën e individëve. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë që zëri i tyre të dëgjohet, që të pyesin për atë që nuk e kuptojnë, për ato që media nuk ua thotë. Prandaj qëllimi është që të ofrohet një hapësirë për të gjeneruar debat dhe këshilla për të fituar një pikëpamje sa më objektive mbi impaktin e marrëveshjeve të arrira në jetën e qytetarëve.

ConSus

CONSUS është një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës. Edukimi dhe kërkimi luajnë një rol kyç në adaptimin e risive të qëndrueshmërisë. Në këtë mënyrë, universitetet kanë nevojë të forcojnë bashkëpunimin e tyre më aktorët shoqërorë dhe rajonalë me qëllim që të jenë në gjendje të formëzojnë dhe projektojnë një të ardhme të qëndrueshme. Rrjeti CONSUS bashkon institucione të arsimit të lartë, biznese dhe organizata të shoqërisë civile të Kosovës dhe Shqipërisë për të mbështetur dhe promovuar inovacionin drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Ky mekanizëm është themeluar me qëllim për të identifikuar mënyra inovative për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Platforma Bazë për Pjesëmarrje E-konsulta

Platforma www.e-konsulta.net ndihmon fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë. Kjo platformë ka për qëllim mundësimin e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse në Kosovë përmes shfrytëzimit të teknologjisë informative. Për më tepër platforma kontribuon në rritjen e transparencës së punës së organizatave dhe Qeverisë si dhe ofron mundësi të barabarta për të gjitha OJQ-të që të japin kontributin e vet në procesin e vendimmarrjes në Kosovë. Në mënyrë të veçantë, kjo platformë kontribuon drejt lehtësimit dhe avancimit të komunikimit në mes të shoqërisë civile dhe Qeverisë, dukë ofruar një model të sofistikuar të bashkëpunimit.