Ne, organizatat e nënshkruara në këtë letër e kundërshtojmë iniciativën e një pjese të deputetëve te Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo iniciativë është e rrezikshme, eksperiment i dëmshëm dhe i paprecedent në shtetndërtimin tonë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do te duhej të prezantojnë përgjegjesi shtetërore kur gjenden përballë këtyre iniciativave, e te cilat minojnë skajshmërisht kredibilitetin e shtetit dhe humbin besimin e partnereve tanë.

Kerkojmë nga Kuvendi i Kosovës, nga deputetët individualisht dhe nga Qeveria e Kosovës qe te jetë e ndërgjegjshme për rreziqet qe kjo iniciativë ka dhe për pasojat e pariparueshme në funksionalitetin e shtetit dhe humbjen e përkrahjes nga shtetet aleate.
Organizatat:

Lëvizja FOL
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
ÇOHU
Democracy for Development (D4D)
Democracy Plus