INDEP publikon buletinin e pestë “Masa 3 – Mbështetja për familjen”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po monitoron zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike që prej aprovimit të Pakos. Përmes monitorimit, INDEP përpilon buletinet të cilat japin informata specifike për masat e kësaj pakoje. Buletini i këtij muaji jep një pasqyrë të Masës së tretë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja për familjen.
Ashtu si edhe pakot paraprake edhe pako aktuale e masave për rimëkëmbje ekonomike synon të ofrojë mbështetje dhe të mbulojë dëmet dhe problemet që ende janë evidente në familjet kosovare. 50 milionë Euro është shuma e paraparë që të shfrytëzohet për të ndihmuar ngritjen e mirëqenies, tejkalimin e problemeve dhe mundësimin e zhvillimit të mëtutjeshëm të kategorisë në fjalë.
Buletini në shqip gjendet këtu.

Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.