Pas pranimit të letrës së dërguar nga Organizatat e Shoqërisë Civile, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi i është përgjigjur duke garantuar se do veprohet në pajtim me ligjin dhe se rasti do të trajtohet me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm.
Institute for Development Policy (INDEP) së bashku me 22 organizata joqeveritare i kanë dërguar letër Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi duke kërkuar efikasitet, vigjilencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve dhe të gjykojë nëse ka elemente të veprës penale të kryer nga zyrtarët shtetërorë dhe personat tjerë që u identifikuan nga përgjimet e bisedave tashmë të njohura si “Pronto 2”.