INDEP: Pa llogaridhënie, pavarësia e agjencive të pavarura nënkupton vetëm papërgjegjësi!

nstituti për Politika Zhvillimore dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizuan tryezën me titull “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura”. Tryeza kishte në fokus funksionimin e agjencive të pavarura, mbikëqyrjen parlamentare dhe performancën e tridhjetë e shtatë (37) agjencive të pavarura sa ka Kosova.