INDEP pjesë e programit ‘Open World’ në SHBA
Drejtori Ekzekutiv, Burim Ejupi, mori pjesë në programin “Open World” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u zhvillua në Washington D.C. dhe në shtetin e Wisconsin nga 26 marsi deri më 5 prill. Programi, i administruar nga Zyra e Kongresit Amerikan për Lidership Ndërkombëtar, mblodhi përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile dhe bizneset nga Kosova për të shkëmbyer përvoja mbi lidershipin, qeverisjen dhe politikat energjetike në nivel lokal dhe shtetëror në SHBA.
Gjatë qëndrimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë institucione të rëndësishme, të njihen me praktikat amerikane në sektorin e energjisë dhe të diskutojnë mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
INDEP tashmë për herë të tretë merr pjesë në këtë aktivitet, si pjesë e programit të saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe përpjekjeve të organizatës për shkëmbim ndërkombëtar të përvojave.
