INDEP publikon udhëzuesin e lokalizimit të OZHQ-ve për nivelin komunal

Komunat luajnë rol shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të OZHQ-ve në proceset e zhvillimit dhe implementimit të politikave lokale.

Duke e ditur rëndësinë e lokalizimit të OZHQ-ve me synim të përmirësimit të gjendjes ekonomike, sociale dhe mjedisore për të gjithë qytetarët e komunës, punimi në fjalë përbën një udhëzues që lehtëson procesin e integrimit të OZHQ-ve nga administrata lokale në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të qëndrueshme, e cila kontribuon në zbatimin e Agjendës 2030 në tërësi.

Ky udhëzues i dedikohet adminstratës lokale, por punimi mund të përdoret edhe nga të gjitha palët e tjera të interesuara për të kuptuar rolin e tyre drejt zhvillimit të politikave dhe proceseve lokale për zhvillim të qëndrueshëm.

Për të lexuar punimin e plotë, klikoni këtu.