INDEP starton me Klubin e Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-ve) dedikuar 38 komunave të Kosovës

Në kuadër të projektit “Integrimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-ve) në Proceset e Dialogut në Nivelin Komunal të Kosovës”, INDEP ka filluar me mbajtjen e sesioneve të para si pjesë e Klubit të OZhQ-ve në Kosovë. Klube të tilla mbahen kudo nëpër botë dedikuar target grupeve të ndryshme, ndërkaq INDEP ka dizajnuar Klubin konkretisht për zyrtarët komunal të cilët për 2 ditë me rradhë do të fitojmë më shumë njohuri mbi OZhQ-të dhe Agjendën 2030.
Qëllimi kryesor i Klubit të OZhQ-ve është që të mbështesë 115 zyrtarë komunal nga të gjitha komunat e Kosovës në hartimin e procesit të dialogut për OZhQ-të dhe Agjendën 2030 dhe të inkurajojë dialogun mes akterëve kryesor të fushës duke mbledhur ata në një vend dhe të diskutohet mbi hapat e radhës që duhet ndërmarrë drejt avancimit të Agjendës 2030 në Kosovë.
Trajnimet dedikuar zyrtarëve komunal do të jenë të ndara në 2 sesione me anë të së cilave do të diskutohet mbi rolin e përfaqësuesve të nivelit komunal në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në komunat e tyre, bashkë me ngritjen e kapaciteteve të tyre kundrejt integrimit, monitorimit dhe raportimit të OZhQ-ve. Sesionet fillestare janë mbajtur gjatë ditës së sotme, ndërsa ato do të mirëpresin edhe shumë zyrtarë të tjerë komunal për 7 ditët e ardhshme.
INDEP po implementon këtë aktivitet si pjesë e projektit të financuar nga GIZ nëpërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.