Mbahet punëtoria për Ndërtim të Kapaciteteve (CBT) për përfituesit e Skemës për Grate të Vogla dhe Mesme

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF) gjatë ditës së djeshme mbajtën punëtori/trajnim për Ndërtim të Kapaciteteve (CBT) që ju dedikua përfituesve të përzgjedhur në kuadër të Thirrjes së 3-të të Propozimeve për Skemën e Granteve të Vogla dhe të Mesme në projektin ‘Empower – Engage – Build Ownership’. Trajnimi për përfituesit e granteve filloi me një përmbledhje rreth menaxhimit të ciklit të projektit, raportimit narrative, si dhe udhëzimeve për zbatimin e projektit, pasuar nga udhëzimet financiare dhe zbatimin e projektit, mbajtur nga anëtarët e ekipeve të INDEP dhe BGF. Trajnimi ishte interaktiv dhe fitimprurës për përfituesit e granteve. Projekti ‘Empower -Engage –Build Ownership’ financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, si dhe po zbatohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).