Institutit për Politika Zhvillimore ka hartuar analizën mbi nivelin e zbatimit të Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike. Analiza gjeti se ligji deri më tani ka gjetur vetëm zbatim të pjesshëm. Procesi i liberalizimit të tregut që përbën thelbin e këtij ligji ka ngecur dhe një numër të drejtash të konsumatorëve ende nuk janë zbatuar. Analiza e INDEP erdhi me kërkesë të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal si pjesë e monitorimit të zbatimit të Ligjit nga ana e Kuvendit.
Tekstin e plotë të analizës mund ta gjeni KËTU.