INDEP reagon: Grevat janë pasojë – duhet të reformohet sistemi i padrejtë i pagave në sektorin publik!

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kundërshton rritjet kozmetike të pagave dhe kërkon fillimisht reformë rrënjësore për sistem të drejtë e të balancuar të pagave dhe shpërblimeve në sektorin publik.

Sistemi i pagave në sektorin publik nuk zgjidhet duke rritur pagat pa planifikim dhe duke u bazuar në premtime elektorale. Ne si organizatë e shoqërisë civile, ditë më parë kemi hartuar analizën “Pagat në Sektorin Publik në Kosovë”. Në punim ne kemi argumentuar se nevojitet një reformë rrënjësore që do të adresoj padrejtësitë e sistemit, do të unifikoj katalogun e pozitave, do të ulë hendekun e shpërblimeve dhe pagave brenda administratës dhe do të vendosë bazat për paga që rriten krahas zhvillimit ekonomik.

Për më tepër rreth propozimeve të INDEP shihni punimin e plotë në linkun në vazhdim:

https://indep.info/wp-content/uploads/2018/11/INDEP_Pagat-ne-sektorin-publik.pdf

Ndërkaq, për të lexuar reagimin klikoni në vegëzën më poshtë:

INDEP_Reagim_Grevat janë pasojë – duhet të reformohet sistemi i padrejtë i pagave në sektorin publik!