Duke filluar nga Janari 2019, INDEP është duke implementuar projektin me titull ‘Gratë menaxhere në sektorin publik – lehtësimi i transformimit nga qasja kuantitative në atë kualitative’, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC). Qëllimi kryesor i projektit është që të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për një pjesëmarrje/përfaqësim më të lartë të grave në institucionet e sektorit publik përmes aktiviteteve të cilat futin mendim të balancuar gjinor në grupe të ndryshme të shoqërisë.

Prandaj, INDEP është duke kërkuar një ekspert të çështjeve gjinore dhe një ekspert ligjor për të realizuar me sukses objektivat e këtij projekti. Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni Termave të Referencës më poshtë!

Për ekspertin e çështjeve gjinore, kliko mbi ToR1_Gender Inclusion Specialist_INDEP.

Për ekspertin ligjor, kliko mbi ToR2_Legal Expert_INDEP.