INDEP: Thirrje për Ekspertë

Që nga nëntori i vitit të kaluar, INDEP është duke implementuar projektin me titull ‘Sustainably Developing (local) Governments for Sustainable Development Goals (SDG4SDGs) in Kosovo’, i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GmbH (GIZ) me fonde të Qeverisë së Republikës Federale Gjermani.

Qëllimi kryesor i projektit është nxitja dhe koordinimi i bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe qeverisë (lokale) ndaj avancimit dhe institucionalizimit të agjendës së 2030 me qëllim përfundimtar për të përcaktuar tregues të matshëm të avancimit kombëtar drejt përmbushjes së SDG-ve.

Prandaj, INDEP është duke kërkuar një ekspert i cili do të hartojë planet lokale për 7 komuna të Kosovës të cilat do të përvetësojnë SDG-të dhe arritjen e tyre. Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni Termave të Referencës KËTU!