Mbrojtja e Kafshëve të Rrezikuara në Kosovë

Aktivitetet e ndryshme ekonomike të njerëzve ndër vite kanë shkaktuar një disbalancë në natyrë e cila po shpie Tokën drejt një shkalle të lartë të zhdukjes së specieve të ndryshme. Këto shkallë e madhe e zhdukjes së specieve vjen si rezultat i ndryshimeve klimatike, eksploatimi i burimeve natyrore, shpyllëzimit, humbja e habitateve të ndryshme, trafikimi dhe gjuetia ilegale, bujqësia e paqëndrueshme, ndotja e burimeve jetësore, përdorimi i pesticideve, etj. Për këtë arsye, Rrjeti i Ditës së Tokës ka zgjedhur si temë diskutimipër 22 prillin e këtij viti speciet e rrezikuara.

Të githa gjallesat kanë rolin e vet të veçantë në zinxhirin jetësor të planetit Tokë. Që të kemi një ekosistem me biodiversitet sa më të balancuar duhet që çdo specie të luaj rolin e saj në të cilin rol speciet e tjera bazohet për të jetuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve për zinxhirin jetësor. Për këtë arsye, ekosistemet komplete dhe të shëndetshme janë më produktive dhe rezistente ndaj shkatërrimit.

Për të shënuar ditën e Tokës, INDEP ka përgatitur një analizë të politikave të cilën mund ta lexoni duke klikuar këtu.