Përfaqësimi i grave në qeverisje në sektorin publik të Republikës së Kosovës

Në vazhdën e promovimit të barazisë gjinore e sidomos dhënies të mundësive të barabarta të grave në pozita vendimmarrje në institucionet qeveritare, INDEP lanson kampanjën e dytë vetdijesuese në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe realizuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Kompozicioni gjinor në institucionet publike të Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet jo i barabartë. Këtë e vërtetuan edhe gjetjet e punimit të publikuar nga INDEP muaj më parë. Faktorët që kontribuojnë në këtë pabarazi janë të larmishëm, si psh. kulturor, politik, juridik, etj.

Për t’u informuar më shumë rreth situatës aktuale të përfaqësimit të gruas në institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Kosovë, ju ftojmë të shikoni videon duke klikuar KËTU.