Reagim: Nepotizmi dhe punësimet partiake janë shkelje e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Balkan Green Foundation i bëjnë thirrje Prokurorisë së vendit, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të gjithë përgjegjësve për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjor që të ndërmarrin masa të menjëhershme në parandalimin e punësimeve të paligjshme e diskriminuese në administratën publike. Më kryesorja, duhen hetuar dhe ndëshkuar individët që kanë shkelur ligjin me rastin e punësimit të militantëve dhe familjarëve të politikanëve.

Si asnjëherë më parë, Telekomi i Kosovës dhe kompani e institucione të tjera po vërshohen me punësime të paligjshme dhe menaxhim të korruptuar. Praktika e punësimit të favorizuar paraqet shkelje të së paku Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Këto praktika cenojnë rrugën e integrimit evropian dhe janë goditje dërrmuese për shpresën dhe aspiratat e qytetarëve për shtet të drejtë dhe mundësi të barabarta.

Për të lexuar reagimin e plotë, klikoni KËTU.