INDEP partner zyrtar i Forumit Botëror Ekonomik

Tashmë për herë të tretë me radhë, INDEP merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik i cili mbahet në Poloni çdo fillim shtator. Kësaj radhe, përveç pjesëmarrjes në panel diskutimi, INDEP kaloi në një nivel tjetër përfaqësimi duke qenë një prej partnerëve të Forumit XXVIII Ekonomik krahas organizatave joqeveritare dhe instituteve botërore.

Këtë vit, INDEP merr pjesë në panelin “Transformimi Digjital i Qyteteve – si të jemi edhe më të mençur?” që zhvillohet në kuadër të Forumit të Rajoneve që është pjesë integrale e Forumit Ekonomik, i cili përbën një platformë unike për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe shërben si vendtakim i liderëve lokalë dhe elitave rajonale prej Evropës Qëndrore dhe Lindore me mjedisin biznesor dhe shkencor në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe të krijohen partneritete.

Ky forum është vendtakim i kryeministrave, sekretarëve të shtetit, ministrave e deputetëve të vendeve pjesëmarrëse, pjesëmarrja e të cilëve edhe më tutje vazhdon ta dëshmojë rëndësinë e këtij forumi. Ky forum përbën konferencën më të madhe në Europën Qendrore dhe Lindore. Në çdo fillim shtatori, ky forum mbledh rreth 3000 pjesëmarrës dhe mbi 500 gazetarë që ndjekin ngjarjen.