INDEP: Thirrje për Ekip Hulumtues

Duke filluar nga dhjetori 2019, INDEP është duke implementuar projektin me titull ‘Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë’, financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të mbështesë Kosovën në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe targeve të dakorduara në Planin e Veprimit për Efiçiencën e Energjisë dhe përbrenda objektivave të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër, ky projekt synon të rrisë vetëdijen, të forcojë politik-bërjen dhe dialogun mes akterëve kryesor, si dhe të ndihmojë sektorin privat të investojë në efiçiencë të energjisë.

Prandaj, INDEP është duke kërkuar një hulumtues të lartë, një hulumtues, një hulumtues të ri dhe një asistent hulumtimesh për të realizuar me sukses objektivat e këtij projekti. Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni Termave të Referencës më poshtë!

Hulumtues i Lartë: GIZ_INDEP_ToR_Hulumtues i lartë

Hulumtues: GIZ_INDEP_ToR_Hulumtues

Hulumtues i Ri: GIZ_INDEP_ToR_Hulumtues i ri

Asistent Hulumtimesh: GIZ_INDEP_ToR_Asistent hulumtimesh