Për herë të parë në Kosovë, INDEP mbajti ‘Shkollën Kosovare për Vajzat që Synojnë Shërbimin Civil’, i vetëm i këtij lloji në vendin tonë. Me qëllim që të promovojë barazinë gjinore, përparësitë e angazhimit të barabartë të grave dhe burrave në jetën publike dhe proceset vendimmarrëse, si dhe fuqizimin e vajzave te reja në përgjithësi, përgjatë 3 muaj, kjo shkollë mblodhi 15 vajza të reja që synojnë një karierë profesionale në të ardhmen e tyre në sektorin publik.

Shkolla solli para tyre figura të shumta të rëndësishme që kanë dhënë kontribut të pamasë në institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës, dhe njëkohësisht shërbyn si shembuj që nuk duhet hequr dorë nga realizimi i ëndrrës së tyre.  Video e lancuar sot demonstron eksperiencën e disa prej vajzave përgjatë shkollës dhe mësimet që i morrë nga ky rrugëtim.

Për të parë videon e plotë, klikoni këtu.

Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe i implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.