Udhëzuesi për shpërndarje dhe shitje të standardeve

49 0

Standardizimi i produkteve vendore është parakusht për mbërritjen e tregjeve evropiane dhe fuqizimin e prodhimit vendor. Në të njëjtën kohë,
përmes standardizimit, bizneset rrisin njohurinë e tyre mbi proceset e menaxhimit dhe prodhimit të produkteve të tyre dhe mbi mundësitë që kanë
për përmirësim. Përfundimisht, përmes standardizimit bizneset kosovare operojnë në mënyrë më efiçiente, kanë efikasitet më të lartë dhe kosto më
të vogël. Por cila është infrastruktura ligjore dhe institucionale, cilat janë hapat që duhet ndjekur dhe çka duhet bërë për të mbërritur tek standardet? Si duhet përzgjedhur standardet për të cilat investohet dhe çka duhet të dini para se të investoni në blerjen dhe implementimin e standardeve?
Ky udhëzues paraqet një përpjekje të Institutit për Politika Zhvillimore për t’u përgjigjur në pyetjet e mësipërme. Është i mbushur me rregulla dhe
politika të Agjencionit Kosovar të Standardizimit (AKS) për shpërndarjen dhe shitjen e të gjitha Standardeve Kosovare, dokumenteve të standardizimit dhe gjithë materialeve tjera në formatet fizike dhe elektronike. Këto rregulla vlejnë për institucionet, bizneset, industrinë dhe të gjitha palët tjera të interesit.

Related Post