10 mitet rreth Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovëë: e vërteta mbi to dhe mësimet e nxjerra nga SEERmap rreth të ardhmes së sektorit të energjisë elektrike është një publikim që realizohet në kuadër të projekteve ‘Dialogu i Ballkanit Perendimor për Tranzicionin e Energjisë – WeBET’ si dhe ‘South East Europe Energy Transition Dialogue – SE3T’.
Këto projekte koordinohen nga think-tank gjerman Agora-Energiewende (Berlin) dhe partneri implementues për Kosovë është Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP.
Qëllimet kryesore të projektit janë:
(1) promovimi i rezultateve të projektit ‘Udhërrëfyesi i Evropës Juglindore për sektorin e energjisë elektrike – SEERmap1 ’;
(2) propozimet për zhvillimin e politikave për tranzicionin e energjisë në sektorin e energjisë elektrike në Rajonin e Evropës Juglindore;
(3) mbështetja e vendimmarrësve në Kosovë në përgatitjen e planeve të tranzicionit të energjisë.
Ky punim publikohet në Ditën Botërore të Energjisë, së pari e iniciuar në 2012 nga Forumi Botëror i Energjisë si një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për përdorimin e energjisë dhe për të nxitur përpjekjet globale të dekarbonizimit.
Të dhënat e prezantuara në vijim janë një paraqitje e miteve të cilat janë përhapur rreth Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) në Kosovë të pasuara nga fakte dhe të gjetura nga projekti SEERmap, i cili zhvilloi udhërrëfyes afatgjatë të energjisë elektrike për Europën Juglindore (duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Greqinë). Sipas këtij raporti, vërja në funksion e BRE-ve në Ballkanin Perëndimor është diçka e realizueshëm dhe ka disa përparësi në kraasim me investimet e bazuara në karburantet fosile.