Në kuadër të projektit “Engage – Empower – Build Ownership”, të financuar nga European Union Kosovo dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF), 20 OJQ përfituese të përzgjedhura nga thirrja e 3-të e hapur për projekt propozime kanë nënshkruar dje dhe sot kontratat me ç’rast zyrtarizuan fillimin e implementimit të projekteve.
Nga kjo thirrje e 3-të e skemës së granteve u shpërndanë 17 grante të vogla dhe 3 grante të mesme. Projektet e granteve të vogla do të zgjasin nga 6 deri në 7 muaj, ndërkaq projektet e granteve të mesme do të zgjasin nga 8 deri në 10 muaj.
Temat e që do të trajtohen lidhen ngushtë me 3 nga fushat tematike: 1) Mbrojtja e Mjedisit, 2) Energjia e Gjelbër, dhe 3) Rritja e Qëndrueshme e Ekonomisë/Ekonomisë Qarkore.
Me këtë rast, organizatave partnere ju urojmë shumë sukses në implementimin e aktiviteteve të planifikuara duke synuar kështu ndryshimin pozitiv në komunitetin e tyre.