Ky punim analizon nivelin e reflektimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (OZhQ) në Programin e Qeverisë 2020 – 2023. Kjo analizë përfshinë vlerësimin e gatishmërisë së Programit të Qeverisë për reflektimin e OZhQ-ve dhe ndërlidhjet midis tyre në nivel vendi. Vlen të theksohet se kjo analizë bëhet për herë të parë në këtë format. Kjo analizë mund të përdoret si hap i parë në përcaktimin e integrimit dhe zbatimit të OZhQ-ve. Pjesa kryesore paraqet analizën për nivelin e reflektimit të OZhQ-ve dhe se cilat objektiva të Programit të Qeverisë kontribuojnë drejt arritjes së 17 objektiva dhe 169 qëllimeve (targets) relevante për Kosovën.
Për më shumë kliko KËTU