Anëtarët e konsorciumit të Tempus projektit ConSus organizuan punëtorinë “Bashkëpunimi Shkencë-Shoqëri për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion”

70 0

Më 20 janar 2015, pas disa seminareve të organizuara në Tiranë dhe Pejë, anëtarët e konsorciumit të Tempus projektit ConSus, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Kolegji Universum dhe Kolegji Riinvest organizuan punëtorinë ‘Bashkëpunimi Shkencë-Shoqëri për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion’, në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) në Prishtinë.

Anëtarët e OJQ-ve, Instituteve kërkimore dhe organizatave tjera të shoqërisë civile aktualisht aktive në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm diskutuan për krijimin e rrjetit Shkencë-Shoqërise dhe sfidat që Kosova po përballet në tri fusha, atë të: socio-ekonomisë, bujqësisë dhe mjedisit. Për më tepër, pjesëmarrësit diskutuan burime të reja mësimore dhe aktivitetet të mundshme që mund të zhvillohen bashkërisht për të adresuar këto sfida.

Pjesëmarrësit gjithashtu renditën disa nga sfidat dhe ide të burimeve të krijuara më parë nga anëtarët e konsorciumit në Kosovë dhe Shqipëri. Ky aktivitet do të pasohet me punëtori për profesorët në çdo institucion të arsimit të lartë, zhvillimin e burimeve dhe platformës online, gjashtë punëtori trajnuese dhe aktivitete konkrete për krijimin e Rrjetit Shkencë-Shoqërisë.

Related Post