Buletini i gjashtë me temën “Masa 4 – Mbështetja për publiken”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”, përmes publikimit periodik të buletinëve, synon të informojë qytetarët e Republikës së Kosovës për masat, zbatimin dhe më të rejat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Buletinet kanë për qëllim që të shpalosin të dhëna dhe informata të detajuara, përmes terminologjisë sa më të thjeshtë, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë më mirë përfitimet e tyre nga kjo pako. Kjo në mënyrë që çdoherë e më shumë të rritet transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Edicioni i gjashtë i buletinit shtjellon masën e katërt të Pakos së Ringjalles Ekonomike, e quajtur “Mbështetja për publiken”. Shuma e ndarë për këtë masë është 112 milionë Euro. Përmes kësaj
mase do të ofrohet mbështetje për shëndetësinë, arsimin, sigurinë, kulturën dhe sportin, mërgatën dhe ndërmarrjet publike.

Buletini në shqip gjendet këtu.

Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.