Prodhimi i energjisë në Kosovë ende mbështetet fortë në resursin natyror të qymyrit. Pak përpjekje janë bërë nga ana e Kosovës drejt plotësimit të objektivave dhe obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Integrimi i saj në mekanizma ndërkombëtar dhe tregut të gjerë të energjisë, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe konkret drejt stabilizimit të këtij sektori dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për mirëqenien e shoqërisë kosovare. Edhe pse tashmë ky sektor ka kohë që është me prioritet në agjendën e Qeverisë, ka akoma mjaft punë për tu bërë në mënyrë që sektori i energjisë të jetë në hap me trended globale dhe rrugës drejt dekarbonizimit, siç janë promovimi i burimeve të ripërtëritshme (solare dhe erës) dhe efiçiencës së energjisë (në ndërtesa, pajisje, sektorin e transportit, industrisë etj.)
Në Ditën Ndërkombëtare të Konservimit të Energjisë, me synim rritjen e vetëdijesimit të përdorimit racional të energjisë, si dhe promovimit të burimeve të ripërtëritshme, Instituti për Politika Zhvillimore propozon dhjetë (10) masat që do të ndikonin drejtpërdrejtë në stabilizimin e sektorit, uljen e kostove qoftë financiare apo mjedisore, rritjen e sigurisë energjetike, dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.
Për të lexuar më shumë mbi këto rekomandime të politikave, klikoni KËTU.