Fillon edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW)

Më datë 31 maj 2021, partnerët e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW) startuan edicionin e katërt, ku u konfirmua edhe njëherë se sa I rëndësishëm është dialogu ndërinstitucional dhe sensibilizimi i publikut mbi çështjet e qëndrueshmërisë. Ngjashëm me edicionet paraprake, KSDW tashmë si ngjarje vjetore po organizohet në partneritet të ngushtë mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Zyrës së Përfaqësuesit Special në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë si Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, Ministri Aliu, Ministrja Rivzanolli, Ambasadori Gjerman Rohde, ndër shumë të tjerë. Për më tepër, të ftuar special nga Parlamenti Evropian përshëndetën të ftuarit me një fjalë rasti nëpërmjet ekranit duke konsideruar situatëm me COVID-19. Ngjarja u mbajt me numër të limituar të të ftuarve konform masave anti-COVID, por njëkohësisht audiences së KSDW ju mundësua të përcjellin ngjarjen në kohë reale në rrjetet sociale të KSDW.

Eventi u hap me performancën artistike të nxënësve nga Klubi I Muzikës së Shkollës së Gjelbër të cilët shpërndan mesazhin tek tëpranishmit dhe audienca për të ndërmarrë veprime për mbrojtjen e mjedisit dhe planetit Tokë nëpërmjet këngës së njohur të Michael Jackson ‘Earth Song’ SHQ: Kënga e Tokës. Të ftuarve ju drejtua Drejtoresha e Shkollës, znj. Fahrije Latifi Retkoceri, me një fjalë  mikëpritje në ambientet e shkollës së vetme efiçiente në rajon.

Ngjarja vazhdoi me fjalimin e mbajtur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila potencoi se beson në të ardhmen e gjelbër dhe se kjo nënkupton ruajtje të shëndetit të qytetarëve. Presidentja Osmani përfundoi se për të arritur zhvillim të qëndrueshëm, duhet bashkëpunim i madh mes githë akterëve dhe se ofron mbështetjen e saj në këtë drejtim. Pas Presidentes, fjalë rasti mbajti edhe Kryeministri Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.Në fjalën hyrëse të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, tha se pandemia ka krijuar një mundësi të paprecedentë që të punojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Z. Kurti tha se beson se pabarazia shoqërore dhe ndryshimet klimatike pos rreziqeve kryesore që i kanosen botës, janë edhe të ndërlidhura. Andaj, ai siguroi se Qeveria që drejton ai, do të mundohet gjithherë të marrë vendime që kontribuojnë në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm për vendin. Për fund, z. Kurti tha se përkushtimin për të ardhme të qëndrueshme iu kemi borxh gjeneratave të ardhshme, prandaj do të mobilizohen të gjithë për të arritur këtë. Në nivel të ministrive, në një anë, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, shprehu se zhvillimi i qëndrueshëm është specter i gjerë dhe se zbatimi i strategjive për të arritur zhvillim të qëndrueshëm duhet të jenë gjithëpërfshirëse, pasi kjo është forma e vetme e garantuar për të arritur zhvillim të qëndrueshëm. Ai uroi gjithashtu që Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të arrijë sensibilizim te qytetarët dhe garantoi mbështetjen e Ministrisë që drejton ai për Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.Ndërsa në anën tjetër, Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë një nga fokuset e aktivitetit që të gjithë ne duhet të punojmë. “Unë jam e përkushtuar për të siguruar që planifikimi dhe vendimmarrja të jenë të mirinformuara, realiste, të përballueshëm dhe sa më miqësore për ambientin. Njëkohësisht, si Qeveri, ne mbetemi të përkushtuar për një dialog konstruktiv midis nesh, shoqërisë civile, opozitës, qytetarëve dhe partnerëve tanë zhvillimor me qëllim të arritjes së një konsensusi.”

Krahas përfaqësuesve të rëndësishëm vendor, të pranishmëve dhe audiences nëpërmjet një video mesazhi iu drejtua edhe Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon, e cila tha se është shumë e lumtur të jetë pjesë e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, sepse është e shqetëuar për gjendjen mjedisore në vendin tonë. Znj. Von Cramon bëri thirrje që të ndërmirren masa të shpejta që e përafrojnë gjendjen mjedisore në Kosovë me vendet e Bashkimit Europian. Për fund, znj. Cramon përfundoi se shpreson që nënshkrimi i Agjendës së Gjelbër nga vendet e rajonit të rezultojë edhe me rritje ekonomike dhe transformim të përgjithshëm.

Ndërkaq, Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde, theksoi rëndësinë e konferencës vjetore si një mundësi e mirë për të gjithë aktorët për të rishikuar dhe u dakorduar bashkërisht mbi hapat e mëtejshëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës: “Iniciativat dhe përpjekjet e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen e shumë partnerëve – përfshirë Gjermaninë e cila po ofron mbështetje veçanërisht në Ekonominë Qarkore, menaxhimin e mbetjeve dhe Efiçien ën e Energjisë. Një e ardhme e gjelbër, e pastër, e shëndetshme dhe dinjitoze për të gjithë kosovarët mund të sigurohet nëse ndërmerren veprime menjëherë. Gjermania është e lumtur t’i mbështesë këto përpjekje.” Fjalë hapëse mbajti edhe znj. Anette Fath-Lihic, Këshilltarja Kryesore Politike dhe Koordiatore Ekzekutive në Zyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog. Znj. Fath-Lihic tha se është përgjegjësi e përbashkët të ruajmë mjedisin dhe se duhet të merren masa të shpejta që të arrihet një mjedis më i qëndrueshëm. Znj. Fath Lihic bëri thirrje që të merren veprime të guximshme dhe të koordinuara për zhillim të qëndrueshëm dhe se pret me padurim përfundimet e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë që të shohim se cilët hapa mund ti marrim bashkarisht.

Nga ana e shoqërisë civile, drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), z. Burim Ejupi, deklaroi se Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë ofron ekpertizë se cilat politika duhet të ndiqen në mënyrë që Agjenda e Gjelbër të bëhet realitet në Kosovë. Nga ana e tij, ai ofroi bashkëpunim të pakusht të INDEP për institucionet qeverisëse por edhe paralajmëroi monitorim të Qeverisë në lidhje me veprimet e tye krahas arritjes së kritereve dhe obligimeve që vijnë nga Marrëveshja e Gjelbër për Ballkannt, pale nënshkruese e së cilës është edhe Kosova. Kjo u konfirmua edhe nga Menaxherja e Programit në oranizatën Balkan Green Foundation (BGF), znj. Rinora Gojani. Znj. Gojani theksoi se zhvllimi i qëndrueshëm, mbrojtja e ujit, ajrit dhe tokës nuk kanë qenë kurrë prioritet i Qeverive. Pavarësisht, znj. Gojani u shpreh se pas fjalimeve të mbajtura nga qeveritarët, mban shpresë që zhvillimi i qëndrueshëm të mbështetet dhe shoqërohet edhe me asistencë teknike. Për fund, ajo i premtoi mbështetje Qeverisë në vendime qëiI shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm por edhe Kritika të pakursyera sa here që ky zhvillim nuk merret parasysh.

Ngjarja u përmbyll me shpalosjen e programit të KSDW 2021, i cili do të ketë aktivitete tës humta deri më datë 11 qershor të hapura për të gjithë të interesuarit. Për t’u kyçur në aktivitetet kryesore dhe ato paralele, ndiqni faqen e Facebook të KSDW dhe uebsajtin ksdw.rks-gov.net.

Kjo ngjarje po ndodh në kohë paralele me ngjarjen e Javës së Gjelbër në BE e organizuar nga Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit përbrenda Komisionit Evropian, e cila shërben si mundësi për të angazhuar të gjithë hisedarët dhe qytetarët e interesuar drejt arritjes së targetit për zero ndotje dhe mjedisit të pastër.