Instituti për Politika Zhvillimore mbajti sot tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”, ku u prezantua edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.
Panelistë në këtë tryezë ishin Z. Faton Thaqi, zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; Hafiz Gara, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Kosovare të Standardizimit, ndërkaq tryeza u moderua nga Learta Hollaj, menaxhere operacionale në INDE
Faton Thaqi, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tha se ministria është fokusuar në infrastrukturën ligjore të përafruar me rregullat e BE-së.“Prodhuesit janë duke plotësuar standardet të cilat i përmbushin standardet e tregut. Përshtatja e standardeve të Be-së është kusht kryesor për rritjen e eksportit. Standardet janë nivelet vullnetare. Brenda MTI funksionon inspektorati i tregut i cili zhvillon krijimtarinë e tij në gjithë territorin e Kosovës”. Sipas Z. Thaqi, standardizimi i është një element i fortë i çdo ekonomie pa të cilin nuk do të kishim siguri dhe cilësi në produkte.
Ndërkaq, Z. Hafiz Gara, Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Standardizimit, tha se standardet janë adaptuar dhe se Kosova nuk është larg nga standardet e BE-së. Por sipas tij, Kosova nuk mund të adaptojë standarde direkt nga BE për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria. “Çalon implementimi i standardeve. Një produkt i cili bazohet në standard pranohet shumë më mirë në treg. Ne prokuronim standardet kanë një ndikim më të madh. Qasja në standardet e BE-së është një arritur e madhe dhe na ndihmon shumë.”.
Dardan Abazi, hulumtues në INDEP dhe autor i punimit të prezantuar tha se standardizimi varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik për shkak se vendosja e standardit në produkte rrit edhe koston e produktit. Sipas rekomandimeve të dala nga punimi, nevojitet një dialog më i gjerë shoqëror mbi këtë çështje. Z. Abazi tha se nevojitet më shumë njohuri për bizneset që ato të aplikojnë standarde në produktet e tyre. Gjithashtu INDEP ka propozuar hapjen e një qendre ku punonjësit aty do t’u shërbenin bizneseve informata rreth standardizimit. Po ashtu. Z. Abazi tha se çështja e standardizimit duhet të diskutohet më shumë në diskursin publik.
Tryeza pati pjesëmarrës të shumtë të kompanive të produkteve vendore si dhe asociacionet për mbrojtjen e këtyre produkteve. Kjo tryezë u mbajt në kuadër të projektit “Me produkte konkurrente drejt tregut europian” dhe qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i politikave krahas rritjes së interesimit dhe numrit të bizneseve kosovare që posedojnë standarde evropiane të definuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përmes këtij projekti, specifikisht, INDEP do të kontribuojë në disa nga prioritetet e identifikuara që kanë të bëjnë me konkurrencën, lëvizjën e lirë të mallrave dhe bujqësinë. Projekti synon t’u ndihmojë hisedarësve t’i implementojnë masat e kërkuara nga MSA-ja.