INDEP analizon Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë

INDEP e ka analizuar Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë dhe ka dhënë komentet dhe rekomandimet e bazuara në punën tashmë 7 vjeçare në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Projektligji për Efiçiencë të Energjisë është në mes të dy leximeve kur edhe ndodh amandamentimi i tij, ndërkaq analiza e INDEP u është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Puna e INDEP në këtë projektligj përkrahet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth komenteve dhe rekomandimeve të INDEP për këtë projektligj.