INDEP së fundmi ka bërë analizimin e Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe dhe atë për Produkte Ndërtimore. Këto dy analiza janë ndër të shumtat që Instituti i kryen në vazhdimësi në kuadër përpjekjeve të institutit që përmes hulumtimit të pavarur të rrisë kualitetin e legjislacionit dhe të promovojë vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.
Aktualisht, këto dy projektligji janë në procedurë në komisionet përkatëse dhe përmes këtyre analizave, INDEP ka ofruar komentet dhe rekomandimet që duhet të përfshihen në këto projektligje.
Analizat e projektligjeve janë në kuadër të projektit “Promovimi dhe inkurajimi i bashkëpunimit në mes të hisedarëve si mjet për instalimin e praktikës demokratike në vendimmarrje” dhe programit për Qeverisje Demokratike
Instituti INDEP mbështetë dhe monitoron punën e Komisioneve parlamentare për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal dhe atij për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Këto analiza, por edhe të gjitha të tjerat që i ka kryer e do t’i kryej në të ardhmen, mund t’i gjeni të publikuara në uebfaqen e INDEP-it, në nënlisten: Hulumtime paralamentare.