INDEP dhe KOSID: Zhvillimet në fushën e ndryshimeve klimatike duhet të jenë prioritet paralel me zhvillimin ekonomik në Kosovë

123 0

Sot, me datë 22 prill, në Ditën e Tokës, Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) në bashkëpunim më Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan tryezën “Kosova, ndryshimet klimatike, dhe objektivat e Konferencës së Parisit COP 21”.

Në prezencë të përfaqësuesve të zyrtarëve publik, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe lokale, përfaqësuesve të biznesit dhe studenteve, u prezantua analiza ‘Kah është duke shkuar Kosova pas marrëveshjes në Konferencën e Palëve (COP21) në Paris.”

Në fjalën hyrëse, Rinora Gojani nga INDEP, theksoi që ky event u organizua pikërisht në Ditën e Tokës e cila konsiderohet si dita që lidhet me apelin mbarëbotëror për të mbrojtur tokën dhe ambientin që na rrethon. Ajo u shpreh që ‘Kësaj dite duhet t’i jepet rëndësi edhe më e madhe në Kosovë duke qene që shoqëria jonë ende nuk është në nivel të kënaqshëm të vetëdijës rreth rëndësisë që ka mbrojtja e ambientit për ne dhe për gjeneratat e ardhshmë.’

Ndërkaq, Dina Vllasaliu nga KOSID, njëherit edhe autore e punimit, u shpreh që ideja për realizimin e këtij punimi erdhi pas marrëveshjes së arritur në dhjetor 2015 në Konferencën e Palëve COP21 në Paris dhe qëllimi i punimit ishte të vlerësohej gjendja aktuale në Kosovë në fushën e zhvillimeve klimatike dhe të kuptoheshin planet dhe objektivat në nivel shtetëror në drejtim të përmbushjes së obligimeve të ndërmarra në këtë drejtim. Ajo theksoi që, ‘Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka detyrim ligjor të përmbush obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, mirëpo duke qenë që synojmë të integrohemi në BE në KB, përkushtimi i plot në këtë drejtim është i pashmangshëm.’ Më tutje ajo u shpreh që ‘Edhe pse Kosova duhet përgëzuar për përpilimin e Strategjisë për Ndryshime Klimatike, ka një ngecje evidente në implementim të kësaj strategjie, gjë që na bën të kuptojmë që zhvillimet në këtë drejtim nuk janë ndër prioritete e Qeverisë.’

Ilir Morina, Kryeshef i Agjencisë per Mbrojtjen e Mjedisit, konfirmoi faktin që përkushtimi i insitutcioneve të vendit në drejtim të implementimit të objektivave dhe caqeve të parapara në fushën e ndryshimeve klimatke është i mangët. Ai i njoftoi të pranishmit që sipas të dhënave të Insitutit Hidrometerologjik te Kosovës të cilat mbledhen prej vitit 1960, temperatura mesatare në Kosovë është ngirutr në 1.4, e cila përkon me mesataren 1.5 në botë. Për më tepër, në Kosovë emitohen mesatarisht 9.5 milion ton CO2 për vit. Në këtë pikë ai kërkoi mobilizim të të gjitha institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në mënyrë që të bindim secilin individ të kontribuoj në ulje të emetimeve. Sa i përket arritjeve më të mëdha në këtë drejtim në fushën e legjislacionit përkatës, ai theksoi rregulloren e miratuar në vitin 2012 për cilësinë e karburanteve dhe udhëzimin administrative të miratuar javën e shkuar për rregullimin e burimeve lëvizëse, si dhe anëtarësimin e Kosovës në GEF (Global Environment Facility).

Ndërkaq, Vjosa Beqaj nga Ministria e Integrimeve Evropiane, u shpreh që ndryshimet klimatike nuk munden mu pa si një problem ndaras prej zhvillimeve ekonomike në vend. Ajo rikujtoi të gjeturat e Raporti të fundit të Progresit për Kosovën ku ceket që Kosova është në fazen fillestare të përafrimit të legjislacionit në këtë fushë me standartet e BE-së. Sipas Beqaj, ‘Në Kosovë ka mungesë të një planifikimi strategjik dhe sistematik të cilët do të ndihmonin në vendimmarrje të duhur.’ Për më tepër, me nënshkrimin e MSA, Kosova ka marr obligime zyrtare që do të bëjë përafrimin e bazës ligjore me atë të BE. Ndryshimet klimatike në kuadër të MSA-së nuk e kanë një afat të caktuar, mirëpo kjo marrëveshje i referohet specifikisht obligimeve të Kosovës në kuadër të Traktatit të Energjisë në të cilin afatet janë të specifikuara.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyres së BE-së në Kosovë, Gazmend Selimi, tregoi që edhe përkundër asistencës teknike dhe financiare të ofruar nga BE, ata ende nuk kanë marrë projekte konkrete nga qeveria në këtë fushë. Sipas Selimit, ‘Politikat e zhvillimit ekonomik duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për zhvillim ekonomik. Mirëpo, pikërisht mungesa e zhvillimit dhe mungesa e fondeve dhe qasjes në mekanizmat ndërkombetare të financimit si dhe varshmëria e Kosovës nga qymyri paraqesin një problem serioz.’ Për më tepër, ai u shpreh që Kosova duhet t’i tejkaloj këto probleme e t’i bashkangjitet bashkësisë ndërkombëtare dhe të përkushtohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm (të pastërt) ekonomik, duke qenë që kemi fakte që teknologjitë të reja e kanë bërë këtë zhvillim më pak të kushtueshëm.

Tryeza u përcjell me diskutim dhe rekomandime përkatëse, ku ndër të tjera u cek që në këtë pikë Kosova ka nevojë për mbështetje financiare, profesionale dhe tenike, gjë që na bën të kuptojmë që këmi një rrugëtim të gjatë në këtë drejtim.

Ndërkaq, sot në New York, në selinë e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), 155 vende nga mbarë bota do të nënshkruajnë marrëveshjen e arritur në Paris në Dhjetor 2015, përmes së cilës ata janë zotuar të marrin masa që të kujdesën që rritja e temperaturës globale të mos shkoj përtej 2°C. Masat e ndërmarra nga të gjitha këto vende pritet të kenë ndikim pozitv në aspektin e mbrojtjes së ambientit dhe në reduktimin e gazërave të rrezikshme që emitohen në hapsirë.

Related Post