Në Javën Botërore të Energjisë e cila u mbajt ne Milano të Italisë në datat 8-11 tetor, Insituti për Politika Zhvillimore – INDEP u përfaqësua nga hulumtuesja dhe menaxherja e operacioneve Learta Hollaj. Learta i është bashkangjitur këtë vit programit të Lidereve të ardhshem në sektorin e energjisë (Future Energy Leaders FEL – 100) të Këshillit Botëror të Energjisë (WEC). Si rezultat i kësaj u realizua pjesëmarrja në këtë event i cili këtë vit është organizuar nga Komiteti Italiani i Këshillit Botëror të Energjisë. Kjo është hera e parë që një institucion nga Kosova merr pjesë në këtë event dhe përfaqësohet në këtë nivel.
Me pjesëmarrjen e INDEP në këtë ngjarje sigurohet një përfaqësim botëtor i Kosovës në sektorin e energjisë. Gjatë 4 ditëve u organinzuan punëtori dhe panele të ndryshme në të cilat pjesëmarrësit kanë pas rastin që të njoftohen në mes tjerash edhe me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë. Në vazhdë të angazhimit në kuadër të programit të Lidreve të ardhshëm në sektorin e energjisë, Learta është e angazhuar në grupin e punës i cili do të merret me identifikimin global të barrieraave dhe mundësive për rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë (përkatësisht erës dhe dieelit) në rrjetet ekzistuese të energjisë elektrike. Projekti synon një diagnositifikim global të problemeve dhe mundësive me të cilat ballafaqohen rajonet e ndryshme anë e mbanë botës për sa i përket kësaj çështjeje.
Java Botërore e Energjisë është takim i përvitshëm i liderëve botëror në sektorin e energjisë e cila organizohet me qëllim të promovimit të praktikave që janë konform parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe dizajnimin e sistemeve energjetike të cilat maksimizojnë të mirat për të gjithë. Gjatë këtyre katër ditëve, përfaqësues shtetëror, ekspertë, kompani dhe akterë kyç në sektorin e energjisë kanë diskutuar dhe udhëhequr një dialog rreth çështjeve të ndryshme në sektorin e energjisë duke synuar dizajnimin e sistemeve energjetike të qëndrueshme në nivel shtetëror, rajonal dhe atë global. Inovacioni, teknologjitë e reja, qëndrueshmëria dhe qasja në energji ishin disa nga temat kryesore të trajtuara këtë vit.