Me rastin e Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, javë kjo që shënohet çdo vit nga UNESCO, Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) organizuan një tryezë diskutimi me temë ‘Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin (EMI)’.
Tryezën e udhëhoqi dhe e moderoi Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, z. Luan LATIFI. Në panelin e diskutimit ishin pjesëmarrës Nënkryetarja e KPM-së znj. Vioelta HYSENI KELMENDI, z. Burim EJUPI – Drejtor Ekzekutiv nga INDEP, znj.Remzije SHAHINI HOXHAJ – Instituti i Medias, Departamenti i Gazetarisë – Universiteti i Prishtinës, Imer MUSHKOLAJ – Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe znj.Kaltrina HOXHA – OSBE.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe Kryetari i KPM-së z.Muja FERATI së bashktu me anëtarët e tjerë të KPM-së. Ndërsa pjesëmarrës tjerë ishin nga: INDEP, OSBE, Kosova Live, Doku Fest, SBASHK, MASHT, RTV21, Ekonomia Online, Kosova Press, UNESCO, Loring Films etj.
Qëllimi i tryezës ishte që në kuadër të Javës Globale për EMI, akteret të mund të paraqesin pikëpamjet e veta lidhur me edukimin mbi median si dhe të diskutohet progresi i shënuar në këtë fushë. Në ekspozenë hyrëse Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, z. LATIFI para të pranishmëve paraqiti në pika kryesore rolin e KPM-së si rregullator në raport me edukimin medial. Duke vazhduar me secilin nga anëtarët e panelit që prezantuan qëndrimet e veta. Ndërsa më pas u vazhdua me një diskutim interaktiv nga pjesëmarrësit dhe pyetje-përgjigjet për panelin.
Nga gjitha ato sa u diskutuan nga pjesëmarrësit në takim, përgjithësisht u pajtuan se ende nuk është arritur që të formësohet një qasje e organizimit të përbashkët mes rregullatorit, mediave institucioneve tjera publike dhe OJQ-ve që e kanë fushëveprimtari funksionimin e medias, pra ende nuk ka një politikë në nivel vendi për edukimin medial. Ndërsa, nga ana e përfaqësuesve të KPM-së u sqarua se me draft Ligjin për KPM-së që është në procedurë të amandamentimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovë, planifikohet që KPM-ja të merr kompetenca dhe obligime ligjore të përcaktuara qartë, që të zhvillojë aktivitete në këtë fushë.
Gjithashtu, në këtë tryezë u diskutua edhe për format dhe aktivitetet në të cilat mund të angazhohen akterë të ndryshëm në:
Rritjen e vetëdijes së qytetarëve për edukimin medial në mënyrë që qytetarët të kuptojnë më mirë mekanizmat ekzistues për rregullimin e mediave, akpeket që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga përmbatjet programore, mbrojtejn e fëmijëve dhe të miturëve si dhe aktivizimin e qytetarëve për të reaguar në rastet kur konsiderohet se përmbatjet e tilla janë të kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Fuqizimin e përdoruesve të medias përmes zhillimit të mendimin kritik për mesazhet që përqohen përmes mediave, që audienca të jetë në gjendje të zgjedh vet cilës media t’i besojë dhe të mund të adresojë te rregullatori ankesa për përmbajtjen mediale.
Adresimin e sfidave të rregullimit përkatësisht amandamentimi dhe hartimi i legjislacionit krahas ndryshimeve të hovshme teknologjike dhe në harmoni me legjislacionin e BE-së, si dhe mënyrat dhe format e implementimit të tyre në praktikë.
Mbrojtjen e vlerave kushtetuese që përmes promovimit të edukimit medial të sigurohet që mediat i shërbejnë nevojave të qytetarëve, ofrojnë hapësirë dhe qasje për të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare për të shrehur idet dhe mendimet e tyre etj.
Ndërsa në lidhje me rolin e KPM-së si rregullator dhe kontributin që mund të jep në aspektin e edukimit mbi median, nga përfaqësuesit e KPM-së u thekuar se rregullatori do të angazhohet në:
- Realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me edukimin medial, në bashkëpunim me palët tjera, siç janë institucionet arsimore e shoqëria civile;
- Ofrimin e mbështetjes në krijimin e një rrjeti për edukimin medial dhe të ndihmojë koordinimin e punës;
- Hartimin e politikave për edukimin medial dhe të zbatueshmërinë e tyre;
- Ofrimin e mbështetjes financiare për projekte që kanë të bëjnë me edukimin medial;
- Aktivitete në bashkëpunim me media për realizimin e fushatave për edukimin medial.