INDEP hap konkurs për asistent/e hulumtimesh!

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është institut kërkimor dhe qendër e avokimit që ka për qëllim zhvillimin e politikave të qëndrueshme në fushën e demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal. Aktualisht po kërkojmë një person të motivuar për punë dhe entuziast/e për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën Asistent/e hulumtimesh.

Nëse jeni të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në Kosovë, atëherë dërgojeni një biografi të detajizuar (CV) si dhe një letër motivuese jo më të gjatë se një faqe në office@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/ jo më vonë se deri më 5 dhjetor 2018.

Për më shumë informata klikoni në Konkurs pune_Asistent/e i/e hulumtimeve