Prej sot, INDEP lanson fushatën vetëdijësuese për rëndësinë e Edukimit mbi Median dhe Informacionin në përditshmërinë tonë. Përmes faqes së MIL Clicks Shqip në Facebook dhe Twitter, do të shpërndajmë infografe, fotografi, video, artikuj e uebfaqe të ndryshme që shpërndahen përmes faqeve të MIL CLICKS in South East Europe dhe Global.
Kjo është faqja e parë dhe e vetme MIL Clicks në gjuhën shqipe, përmes së cilës shqipja i bashkohet rrjetit të gjerë të gjuhëve globale tek të cilat është prezantuar inovacioni MIL CLICKS.
MIL CLICKS in Albanian është inovacion i UNESCO-s, partnerëve & juve në mbështetjen e shkathtësive të Edukimit mbi Median dhe Informacionin (EMI) përmes angazhimit në të menduarit kritik & klikimit të mençur.
Ndiqeni faqen Mil Clicks in Albanian në Facebook dhe llogarinë në Twitter: MILClicks_ALB; të mësohemi të mendojmë në mënyrë kritike dhe të klikojmë mençur me #MILCLICKS!