INDEP mbajti aktivitetin e radhës mbi barazinë gjinore me nxënësit e shkollës fillore ‘Faik Konica’

Në vazhdën e përpjekjes për rritjen e vetëdijes tek grup moshat e reja mbi barazinë gjinore, INDEP mbajti ligjëratën e radhës mbi këtë temë me nxënësit e shkollës fillore ‘Faik Konica’ në komunën e Prishtinës. Në këtë ligjëratë morën pjesë 13 nxënës të cilët u prezantuan me konceptet e barazisë gjinore dhe situatën aktuale në Kosovë. Pas ligjërimit, pasoj loja simuluese e cila përfshiu nene të ligjeve të ndryshme të cilat u paraqitën para nxënësve të cilët u nxitën të gjejnë boshllëqe në këto nene dhe njëherazi të përmirësojnë ashtu siç ata mendojnë këto gabime. Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe i implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.