INDEP mbajti lojë stimuluese për barazi gjinore me nxënësit e shkollës fillore ‘Asdreni’ në Komunën e Novobërdës

Në kuadër të projektit ‘Gratë menaxhere në sektorin publik – Lehtësimi i transformimit nga qasja kuantitative në atë kualitative’, INDEP zgjodhi si komunë të tretë për të mbajtur lojën stimuluese rreth barazisë gjinore atë të Novobërdës. Si përfituese e kësaj loje u përzgjedh shkolla fillore ‘Asdreni’, e cila selektojë 12 nxënës të dalluar të cilët u prezantuan me konceptet e barazisë gjinore dhe situatën aktuale në Kosovë. Loja stimuluese filloi me ngacmimin e mendimit tyre kritik në lidhje me barazinë gjinore, duke vazhduar me shpjegim më të detajuar rreth rolit dhe pozitës së grave në sektorin publik në Kosovë. Pjesa kryesore e kësaj loje morri pjesë në fund të ligjeratës, në të cilën nene të ligjeve të ndryshme u paraqitën para nxënësve të cilët u nxitën të gjejnë boshkllëqe në këto nene dhe njëherazi të përmirësojnë ashtu siç ata mendojnë këto gabime. Ky aktivitet u organizua përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe realizuar nga Advocacy Training and Resource Center – Advocacy Training and Resource Center – ATRC.