Në kuadër të projektit ‘Qytetarë të informuar, monitorim i pavarur dhe koordinim ndër-institucional për politika mjedisore të bazuara në të dhëna në Kosovë‘, INDEP ka organizuar punëtori në Mitrovicë me përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë punëtori u diskutua rreth problemeve të ndryshme mjedisore të komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Diskutimi vazhdoi me elaborimin e zgjidhjeve të këtyre problemeve, si dhe mënyrave specifike në nivel personal me anë të së cilave individualisht mund të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të qëndrueshëm.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’ financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).